
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetaren Egzona Shala është raportuar se një qytetarit nuk po i’u lejohet nënshtesia e gruas.
Ai së bashku me gruan dhe fëmijët e tij kanë ardhur nga Presheva që nga viti 1993 dhe kanë ardhur në Kosovë për të jetuar, raporton Gazeta10.
I zoti i shtëpisë së bashku me katër fëmijët e tij e kanë fituar nënshtetsinë kosovare, ndërsa gruaja e tij nuk ka mundur.
“Para tri viteve kamë apikuar në Ministrinë e Brendshme, krejt dokumentat qa i kanë kërkuar i kom dërgu, në fund ma kërkuan një dokument te noteri që është duke bashkëjetuar me mua”, tha ai.
Ai shton se kur e ka kërkuar letrën tek noteri, nuk ju është lëshuar pasi ai ka një çertifikatë të kurorëzimit dhe aj dokument i bashkëjetesës nuk i duhet.
E, sipas tij Ministria e Punëve të Brendshme po e kërkojnë at dokument dhe pa atë nuk mundet që gruaja ta fitojë nënshtetësinë kosovare./Gazeta10