
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin“ përmes një telefonate një qytetare është ankuar pasi është hequr nga lista e personave që marrin pension për sëmundjen e kancerit.
Sipas saj të gjitha kontrollat të cilat duhet ti bëjë medoemos, po detyrohet t’i paguajë, raporton Gazeta10.
Ajo shton se mjekët ja kanë ndalur një nga barnat e cila e parandalon zhvillimin e kancerit dhe se ajo për këtë gjë ka bërë edhe ankesë por që nuk është marrë parasysh.
Qytetarja thekson që komisioni kanë konstatuar se ajo është shëruar por që ajo ende është duke bërë kontrolla mjekësore.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin: