Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Qyteza përrallore Marigona Hill Shkolla mirëpret Princeton School of Prishtina

Gazeta10
07 October 2023 - 19:49

Marigona Hill po kompletohet me një super shkollë që sjell super shkollim për banorët e qytezës. Princeton School of Prishtina po shpalos një kapitull të ri të rrugëtimit të saj si shkolla më e re në qytet – nga shtatori 2024 edhe në qytezën përrallore Marigona Hill.

Princeton School of Prishtina ka në vemendje përsosmërinë në mësim nxënie dhe mirëqenien e çdo nxënësi. Ky është përkushtimi që edhe bëri bashkë Princeton School dhe Marigona Hill.

Objekti i shkollës, në qendër të qytezës, me çasje në shumë fasilitete, me shumë siguri dhe plot gjelbërim, prezanton kushte ideale për një arsimin ideal. Koncepti i shkollës Princeton është ai i të qenit të mishëruar në ambient të pastër, larg pluhurit dhe tollovisë, afër natyrës dhe aktivitete në natyre, ashtu sikurse tashmë të prezantuar në kampusin e Princeton në Taukbashqe.

Super shkollim për banorët e qytezës Marigona Hill Princeton School of Prishitna është duke krijuar një komunitet në të cilin  fqinjët bëhen miq dhe nxënësit rriten së bashku, duke nxitur lidhje miqësore që zgjasin tërë jetën, dhe jo vetëm, banorët e Marigona Hill do të mund të shijojnë komoditetin e një arsimimi cilësor brenda lagjes, shumë afër dyerve të shtëpisë së tyre.

Me shumë përkushtim për mësim nxënie, shumë risi në pedagogji, dhe shumë vëmendje të personalizuar, nxënësit e Princeton School do të përqafojnë mësimin natyrshëm. Me mësimdhënësit më të mirë të qytetit dhe numër të kufizuar të nxënësve për çdo klasë, Princeton School of Prishtina ofron vëmendje të personalizuar për çdo nxënës.

Princeton garanton një ambient në të cilin nxënësit kanë nxitje akademike dhe mirëqenie emocionale, zhvillim gjithëpërfshirës dhe gëzojnë kuriozitet gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në shkollë. Me aktivitete të përditshme nga robotika deri tek astrofizika, mësim nxënia nuk ka si të mos jetë interesante.
 

Marigona Hill ka filluar të pres banorët e parë, njëjtë edhe Princeton School mirëpret nxënësit në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Nga filloristët deri tek gjimnazistët të gjithë do të kenë mundësinë për super shkollim.

Hapja e shkollës Princeton School of Prishtina në Marigona Hill është një premtim përsosmërie, një angazhim për të ofruar një super shkollim dhe një rrugëtim të jashtëzakonshëm edukativ.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.