Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Radhë të gjata u krijuan nga qytetarët, në pritje për të nxjerrë dokumentet e nevojshme

Gazeta10
07 September 2022 - 19:15

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Shumë qytetarë kanë pritur me orë të tëra, pa mundur të nxjerrin dokumente nga e-kiosku i vendosur në objektin e Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, pajisja në fjalë nuk ka funksionuar, çka ka shkaktuar telashe të mëdha për ta. Mirëpo, këto pohime janë kundërshtuar nga Komuna e Prishtinës, zyrtarë të së cilës kanë thënë se e-kiosku ka funksionuar pa ndonjë problem, shkruan Kanal10.

Radhë të gjata të qytetarëve u krijuan që nga ora 7 e mëngjesit para objektit të Komunës së Prishtinës.

Pos telasheve të shkaktuara nga greva e punëtorëve të administratës, përpjekja për t’u pajisur me dokumente personale, qytetarëve u është pamundësuar të mërkurën për shkak të mosfunksionimit të e-kiosk-ut.

E qytetarë të tjerë janë ankuar për pritje të gjata, pasi dokumentet u duhet t’i marrin me urgjencë.

Kurse Komuna e Prishtinës ka mohuar se e-kiosku ka pasur probleme.

“Nuk është e vërtet qe nuk ka funksionuar. Falë e-kioskut, qytetarët kanë mundur të kryejnë shërbimet për të cilat kanë pasur nevojë. Deri më tani, shumë qytetarë kanë marr shërbimin nga E-kiosku pa ndonjë problem. Përveç kësaj, në bisede me sindikatën, kemi gjetur mirëkuptim që ofrimi i shërbimeve që lidhet me rastet shëndetësore, vizave ose raste të tjera që kërkojnë trajtim urgjent, të ofrohet shërbimi nga Zyra e Gjendjes Civile për këto raste”, tha Bersant Beka – Drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës

E-kiosqet kanë pasur probleme me funksionim edhe më herët, për shkak të disa ndryshimeve të bëra nga Ministria e Punëve të Brendshme, në programin për lëshimin e dokumenteve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.