
Sulmuesi anësor i Milan, Rafael Leao ka insistuar se është i lumtur te “Rossonerët”, me të cilët thotë se do të vazhdojë bisedimet për kontratën e re.
Leao, i cili u paraqit me Portugalinë në Kupën e Botës “Katar 2022”, ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Premier League.
Megjithatë, sulmuesi portugez thotë: “Jam i lumtur të Milani, jam duke folur me njerëz që duhet të flas. Do të shohim në fund të sezonit se çka do të ndodhë”.
“Gjëja më e rëndësishmë tani është që të përfundojmë sezonin në mënyrën e duhur.”, shtonte më tutje Leao.
23-vjeçari këtë sezon ka 32 paraqitje, në të cilat ka shënuar 9 gola e ka dhuruar 10 asiste.
Leao iu bashkua skuadrës së Milan në vitin 2019 për shumën e afër 30 milionë euove nga skuadra franceze, Lille.