Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rafael Nadal eleminohet në raundin e dytë të Australian Open

Gazeta10
18 January 2023 - 13:38

Kampioni në fuqi, Rafael Nadal u eliminua nga Australian Open të mërkurën në mëngjes pasi lëndoi ijën e këmbës së majtë dhe humbi ndaj Mackenzie McDonald (6-4, 6-4, 7-5) në raundin e dytë, duke i dhënë fund garës për të fituar Grand Slamin e 23-të në karrierë.

Nadali humbi setin e parë dhe po zmbrapsej në të dytin, ndërsa humbi edhe të trein kundër amerikanit të renditur në vendin e 65-të.

Megjithatë, humbja e spanjollit erdhi pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes.

Ai u vizitua nga një trajner në vijën anësore, më pas u largua nga fusha për një ‘timeout’ mjekësor. Në tribunë, gruaja e tij fshiu lotët.

Largimi më i hershëm i Nadalit në ndonjë turne Grand Slam që nga viti 2016

Ndonëse Nadal ishte i vendosur për të përfunduar ndeshjen, ishte e qartë se kampioni

i madh ishte i komprometuar fizikisht dhe ëndrrat e tij për të mbrojtur titullin u zhdukën.

Ky është eliminimi më i hershëm i Nadalit në çdo turne Grand Slam që kur u eliminua në raundin e parë në Melburn më 2016 kundër bashkëkombësit të tij, Fernando Verdasco.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.