Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: 300 objekte, bizhuteri e veshje shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit

Gazeta10
22 January 2025 - 21:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se 300 objekte, bizhuteri e veshje shqiptare janë në Muzeun Etnografik të Budapestit .

Ai njoftoi se në qershor të këtij viti, ky koleksion do të ekspozohet për herë të parë në Shkodër, në Muzeun Marubi.

“300 objekte bizhuteri e veshje shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit. Një pasuri kulturore e jashtëzakonshme, e cila i është shitur muzeut në Budapest nga Palokë Laca në shek.XX, një personazh që po rilind në dritën e hulumtimeve të thella dhe bashkëpunimit mes Muzeut Marubi dhe muzeologëve hungarezë”.

“Në qershor 2025, ky koleksion unik do të ekspozohet për herë të parë në Shkodër, në Muzeun Marubi, duke ofruar një mundësi të pazakontë për t’u njohur me artizanatin shqiptar dhe lidhjen e tij me kulturat e tjera”, shkroi Rama në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.