Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama, Abazoviq dhe kryetari i New Yorkut – mysafirë të një familjeje të njohur shqiptare

Gazeta10
21 September 2022 - 11:19

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka postuar një foto nga darka e mbrëmshme me kryeministrin Edi Rama si mysafirë të familjes së njohur milionere shqiptare Rusi që jeton dhe vepron në New York..

I pranishëm në darkë ishte edhe kryetari i New Yorkut, Eric Adams.

“Dua ta falendëroj familjen Rusi për darkën e mrekullueshme së bashku me Kryetarin e New Yorkut dhe kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë. I lumtur me suksesin e njerëzve tanë dhe forcimin e lidhjeve me këtë pjesë të botës” ka shkruar Abazoviq.  

Familja shqiptare Rusi është me prejardhje nga Maqedonia që jetojn prej kohësh në SHBA. Pasuria dhe ndikimi  tyre është i shumëfishtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.