Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama: Agresioni në Kosovë i nguli thonjtë në fyt dialogut

Gazeta10
12 October 2023 - 11:08

Kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendin, në seancën e posaçme plenare që po zhvillohet për një rezolutë për sulmin në Veri të Kosovës.

Ai theksoi se agresoni serb në Veri i nxori thonjtë e krizës Kosovës dhe ia nguli në fyt dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se ajo që ndodhi me 24 shtator ishte kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar.

“Kujt i drejtohet rezoluta që na u propozua , cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-së miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës. Cilin planet duhet të kërkojë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh me debat dhe me sherrnajë. Botës demokratike jo njëherë. Fatmirësisht për gjithë Shqipërinë, bota nga vijnë këto shkulme i përket një planeti tjetër, i cili ka marrë botërisht së fundmi dhe emrin e vet të vërtetë, “Non Grata”, raporton Euronews Albania”.

Në respekt të rregullores së Kuvendit do të zhvillojmë me mocion me debat. Agresioni i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ia nguli mu në fyt dialogut të Kosovës. Shfaqja e përgjakshme e hijes së përgjakshme të së shkuarës me armë dhe me uniforma ushtarake me frymën e ekstremizmit nacionalist serb, armatimet e trafikuar për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në Veriun e Kosovës ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar”-tha Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.