
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që të festojnë me kujdes gjatë festave të fundvitit, raporton Gazeta10.
Ai ka njoftuar për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura.
Rama ka thënë se siguria e qytetarëve është prioritet.
Këtu keni postimin e plotë:
“Festoni me kujdes!
Kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike – përkatësisht në tregje, rrugë të frekuentuara nga qytetarët dhe në sheshe.
Siguria e qytetarëve është prioritet!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10