
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën sot me lajmin se Xhubleta Shqiptare është bërë pjesë e UNESCO-së, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se ky proces është bërë pikërisht në 110 vjetorin e pavarësisë.
Më tej, Rama ka uruar për një ditë të mbarë.
Këtu keni postimin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin si s’ka më bukur, të shpalljes së Xhubletës Shqiptare trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO bash në 110 Vjetorin e pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10