
Para godinës së Kryeministrisë në Tiranë janë vendosur disa karrige që ngjajnë si ato që përdoren brenda institucionit. Vetë kryeministri Edi Rama i vendosi letrat mbi to ku shkruhej: “Dialog”. Ky aksion i Ramës u bë si thirrje për të dialoguar me studentët protestues.
Ai pas vendosjes së mbishkrimeve para mediave ftoi studentët për dialog.
“Kush do dialog pa kushte, kur të dojë, ku të dojë edhe këtu po të dojë unë jam në dispozion bashkë me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, forca të shumta policore u panë përrreth.