Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama: Kosova është liruar një herë e përgjithmonë, nuk do të jetë kurrë nën ligjin e Beogradit

Gazeta10
15 December 2022 - 15:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takim me përfaqësues perëndimor në Tiranë ka thënë se Kosova është liruar një herë e përgjithmonë dhe se ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se kërkesa e Serbisë për të dërguar trupa në Kosovë është retorikë politike.

Tutje, ai ka thënë se këtu ka nevojë për dialog, dialog dhe vetëm dialog, pjesa tjetër është politikë e keqe.

Ai më tej ka thënë se ne duhet të mësojmë shpejt të jetojmë me njëri-tjetrin.

Rama ka thënë se duhet të ndërtohen urat e bashkëpunimit me Serbinë dhe se kjo e promovon paqen në rajon./ Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.