Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama-Krasniqi: Marrëveshja për presidentin duhet të jetë përtej interesave partiake

Gazeta10
26 August 2026 - 22:29

Komentatorja politike, Xhevahire Rama-Krasniqi, ka komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Adresa”, Rama-Krasniqi tha se është e kuptueshme që emrat konkretë të mos bëhen publikë deri në finalizimin e marrëveshjes, por sipas saj, duhet të jetë më e qartë se cili është qëllimi i këtyre takimeve.

“Është normale që në marrëveshje emrat të mos tregohen deri sa të finalizohet, por duhet të tregohet se ku është qëllimi i këtyre takimeve”, tha ajo.

Rama-Krasniqi theksoi se zgjedhja e presidentit nuk duhet të bëhet vetëm për sigurimin e votave, pasi një proces i tillë, sipas saj, do ta dëmtonte figurën e presidentit të ardhshëm.

“Nëse posti i presidentit zgjidhet vetëm sa për vota, atëherë nuk do të jetë i denjë”, u shpreh komentatorja.

Ajo shtoi se nga zhvillimet e deritanishme, e sheh këtë proces më shumë si një marrëveshje me interesa partiake sesa si një dakordim të gjerë politik.

“E shoh që ka qenë më shumë marrëveshje me interesa partiake, jo një marrëveshje të gjerë”, deklaroi Rama-Krasniqi në “Adresa”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.