
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke bërë të ditur se diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës kanë kaluar në një fazë më konkrete.
Abdixhiku tha se gjatë takimit janë diskutuar emra të përveçëm për postin e presidentit, ndërsa theksoi se palët do të takohen sërish për të finalizuar procesin.
“Diskutuam për emra të përveçëm. Do të takohemi sërish për finalizime”, deklaroi Abdixhiku.
Ai nuk ka bërë të ditur emrat që janë diskutuar, duke e cilësuar procesin si të ndjeshëm.