Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami: Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët

Gazeta10
26 August 2026 - 20:28

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm pesë ditë para 1 shtatorit, pridnërit nuk i kanë amrrë mjetet financiare nga Ministria e Arsimit për blerjen e librave.

Ajo tha se disa komuna nuk kanë as librari dhe prindërit kanë problem t’i sigurojnë këto libra.

“Vetëm pesë ditë deri më 1 shtator! Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave. Për më tepër, ministri u ka thënë prindërve: mos i bleni librat, sepse jemi duke negociuar çmimet me shtëpitë botuese. Tash, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë deri më 1 shtator, qëllojani se pozita e kujt është forcuar në këto negociata”.

“Mos të harrojmë se ka komuna që nuk kanë as librari. E prindërit e dinë shumë mirë çka heqin çdo vit t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese si biznese private që janë i shtypin librat bazuar në kërkesë. Amatera! Një prej gjërave që ka funksionuar mirë në arsim ka qenë pikërisht furnizimi i nxënësve me libra edhe këtë e përmbyset”, ka shkruar ajo në Facebook. /

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
26 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.