Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Kurti e solli dhunën në Kuvend, Lushtaku e imitoi atë

Gazeta10
13 July 2023 - 21:09

Dhunë të imituar e ka quajtur Fidan Rama, përleshjen fizike ndërmjet deputetëve opozitar dhe atyre të pushtetit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai për këtë tha se skenari është i përsëritur nga deputetët, por me aktor të ndryshëm, transmeton Gazeta10.

“Nuk është me rëndësi në këtë fazë, se a ka kauzë opozita apo jo. Dhuna si konceptë në historinë demokratike të këtij shtetit, s’ka qenë e pranishme kurrë në Kuvendin e Kosovës derisa është paraqitur një subjekt politik e cila e ka instaluar si koncept të veprimit të saj politik në 15 vite derisa ka ardh në pushtet.”, deklaroi Rama.

Ai ka kujtuar kohën kur kryeministri Albin Kurti kishte vepruar po njësoj me pushtetin e atëhershëm, për çka thotë se po të mos ishte sjellur në atë mënyrë, as deputetët e opozitës sot nuk do të kishin vepruar me përleshje fizike.

“Unë ta garantoj me jetë që mos ta kish ba Albin Kurti këtë gja, as Mërgim Lushtaku s;kish ditë me ba sot në Kuvend. Mërgimi e të gjithë tjerët. Si kulturë si formë veprimi, kjo është instaluar.”, tha Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.