
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhuroi 1 milion euro në një lidhje direkte telefonike në fushatën e bamirësisë “Turkey One Heart” që po transmetohet në televizionet turke.
Turqia u trondit nga dy tërmete në Kahramanmaraş, tërmete këto që lanë të vdekur mbi 41 mijë persona.
Deri më tani janë mbledhur rreth 5 miliardë euro.
Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’i dhurohen AFAD dhe Kızılay.