
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotoalbum nga Samiti BE-Ballkan Perëndimor të mbajtur dje në Tiranë, raporton Gazeta10.
Rama e ka quajtur një ditën e djeshme si një ditë të paharruar në historinë e raporteve ndërkombëtare të Shqipërisë.
Këtu keni postimin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. /
Përndryshe, dje në Samitin BE-Ballkan kanë marrë pjesë krerët më të lartë të Europës dhe rajonit duke përfshirë këtu edhe kancelarin gjerman Scholz si dhe presidentin francez Macron.
Në fokus ka qenë marrëveshja e nënshkruar e roamingut si dhe mbështetja e BE-së për energjinë për të gjithë rajonin. / Gazeta10