
Kryeministri Rama po zhvillon sot një konferencë me Kryetaren e Këshillit të Misnistrave në Bosnjë Hercegovinë, Borjana Krišto.
Gjatë fjalës së tij Rama bëri me dije se së shpejt në Sarajevë do të hapet Ambasada Shqiptare.
Më tej kryeministri shqiptar u shpreh se komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në ligjin e minoriteteve të republikës së Shqipërisë.
Rama shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.
“Uroj që ky të jetë një shembull se si të gjithë vendimet dhe proceset kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të merren dhe zbatohen. Dëshirojmë t’i forcojmë mardhëdhëniet me Bosnjen dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në ligjin e minoriteteve të republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të mbështesë”, tha kryeministri Rama nga Sarajeva.