Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama në Bosnje kërkon lëvizjen e qytetarëve të Kosovës me letërnjoftim

Gazeta10
07 July 2023 - 14:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e Berlinit, sidomos ajo për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi ka theksuar se është e pakuptimtë që të ketë problematika të kësaj natyre, raporton KP.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu e ka informuar kryeministren se janë duke u përgatitur për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë.

Sipas tij, BE duhet t’i mbështes gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vullneti për të ndërtuar paqen duhet të shpërblehet.

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo tha se në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet e mira që kanë në mes të dy shteteve, si dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ajo tha se kanë theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian.

Rama po ashtu ka njoftuar Kriston se nga mesi i muajit korrik, do të organizoi një takim informal në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar për planin e ri dhe për të ndërtuar së bashku një qëndrim për procesin e Berlinit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.