Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama në Durrës, do ta vizitojë Veliajn në paraburgim

Gazeta10
13 February 2025 - 12:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, atje pritet të arrijë në orën 13:00.

Rama do të shkojë në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.