Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama në GLOBSEC shkakton të qeshura: Zakonisht më vini në lokomotivë me njerëz nga Ballkani, tani jam në makinë elektrike

Gazeta10
31 August 2024 - 15:03

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vazhduar batutat e tij rreth Ballkanit edhe në panelin ku ishte pjesëmarrës në “GLOBSEC 2024” që zhvillohet në Pragë.

Ai tha se zakonisht në panele të tilla e vendosin me njerëz nga Ballkani, ndërsa tash është me dy nordikë.

“Nuk e di se çfarë menduat kur më vutë krah këtyre dy personave sepse zakonisht më vini në atë lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani në panelë me 5-6 njerëz, ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë”.

Rama tha se ndihet shumë i nderuar dhe se “në njëfarë mënyre jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Europë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.