
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit bashkë me 6 kryetarët e tjerë për menaxhimin e mbeturinave, raporton Gazeta10.
Ky bashkëpunim do të ndihmojë në një sistem të përbashkët dhe do të ndikojë në disa drejtime.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet kryetari Rama.
Ata kanë falëndruar partnerët për financimin e projektit.
Këtu keni statusin e plotë:
“Bashkë me Kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit si pikënisje e përgatitjeve drejt një sistemi të përbashkët të menaxhimit të mbeturinave
Ky bashkëpunim do të ndihmojë në reduktimin e sasisë së mbeturinave që prodhohen, ripërdorimin e tyre dhe gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së mjedisit
Falënderojmë shumë partnerët tanë, European Union in Kosovo dhe
për financimin e projektit dhe poashtu GIZ Kosovo nëpërmjet të cilëve implementohet ky projekt
#prishtinaegjelbër”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10