
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership, në Estoni.
Gjithashtu ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka zhvilluar shumë takime, ai u shpreh se shumë shpejt kryeqyteti i Kosovës do të bëhet anëtare e kësaj iniciative globale, e gjithashtu ai tha se aplikimi është bërë.
“Në Tallinn të Estonisë duke marrë pjesë në Samitin Global të Open Government Partnership. Pas shumë takimeve, kam marrë zotime se shumë shpejt kryeqyteti do të bëhet anëtare e kësaj iniciative globale dhe tashmë kemi aplikuar.Open Government Partnership është një iniciativë me pjesëmarrje të 75 shteteve dhe 104 komunave e shumë organizatave të shoqërisë civile për të promovuar qeverisje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme”, shkroi Rama.