
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po largon një deponi mbeturinash në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se po mbyllet një zonë e lënë pas dore.
Më tej, ai ka thënë se po ashtu është duke u shqyrtuar një hapje e një korsie të re që e lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Këtu keni postimin e plotë:
“Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti
Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje
Poashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë
#prishtinapraktike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10