Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama njofton se Zvicra ka miratuar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë

Gazeta10
08 December 2022 - 16:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Parlamenti i Zvicrës ka miratuar marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, raporton Gazeta10.

Rama ka falënderuar Qeverinë Zvicerane për punën e palodhur dhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Po ashtu, Rama ka thënë se edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka premtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Italinë.

Këtu keni postimin e plotë:

Description: 🔴LAJM I MIRË

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij vitiDescription: ✅

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mikeDescription: 🇦🇱Description: 🤝Description: 🇨🇭

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me ItalinëDescription: 😉”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.