
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Fidan Rama ka komentuar aderimin e trajnerit të njohur kosovar, Bylbyl Sokolit në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rama ka thënë se Bylbyl Sokoli nuk mund të cilësohet si një prurje e madhe, ngaqë sipas tij, ai nuk paraqet një aderim të suksesshëm politik.
“Bylbyl Sokoli mendoj se është një prurje shumë e madhe sepse i njëjti veç e ka përzi strategjinë sport në politikë”, ka thënë Rama me ironi.
Ai ka theksuar se megjithëse VV është në pushtet nuk po ofron emra të mëdha për kandidatë për deputetë.
“Ai është mësu me i ba lëvizjet në sport dhe nëpër klube. Nuk e ka pasur problem me i ndërru gjashtë klube brenda vitit”, ka thënë Rama. /Gazeta10/