Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama premton investime kapitale në kryeqytet për vitin e ardhshëm

Gazeta10
20 August 2023 - 19:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se viti 2024 do të jetë vit i investimeve të mëdha kapitale në kryeqytet.

Ai ka bërë të ditur gjatë javës janë mbledhur së bashku me ekipin për të planifikuar me buxhetin për vitin 2024.

Disa nga projektet që Rama ka përmendur në Facebook që planifikohet të kryhen në vitin e ardhshëm janë përfundimi i Unazës së brendshme të qytetit,  ndërtimi i tunelit në rrugën “ Agim Ramadani”, salla e madhe multifunksionale, shkolla e menaxhim të mbeturinave.

“Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve kapitale, ku përfshihen përfundimi i ndërtimit të Unazës së brendshme të qytetit,e cila lidhë Arbërinë me Lakrishten, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani”,  ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës “Jim Xhema”, sallës së madhe multifunksionale, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, përmirësimi i tërësishëm i infrastrukturës rrugore brenda kryeqytetit, menaxhimi efikas i mbeturinave, e plot punë të tjera për Prishtinënpraktike e të përjetimeve”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.