Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama prezanton një projekt për parkun e Gërmisë

Gazeta10
07 September 2022 - 11:51

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar një projekt për parkun e Gërmisë, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se do të shenjëzohen dhe definohen shtigjet në rajonin e Gërmisë e Gollakut.

Tutje, ai ka njoftuar se ky projekt do të implementohet së bashku me Klubin Alpin Prishtina.

Ai ka thënë se një nga shtingjet do ta mbaj emrin  e sportistit Artan Venhari.

Këtu keni postimin e plotë:

“Mëngjesin e filluam herët sot në Gërminë e bukur të Kryeqytetit. Description: 🍀

Do të shenjëzohen dhe definohen shtigjet në rajonin e Gërmisë e Gollakut. Ky projekt do të implementohet së bashku me Klubi Alpin Prishtina, me të cilët sot nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit.

Në nder të sportistit Artan Venhari, njëri nga shtigjet do të marrë emrin e tij. Kjo u bë pikërisht në 3 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, datë të cilën simbolikisht e shënuam me një vrap përkujtimor”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.