
Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, gazetari i televizionit të gazetarëve Fidan Rama ka deklaruar sot kishte përpjekje të Prokurorisë për të krijuar përçarje politike mes të akuzuarve duke i publiku video nga studio televizive, një përpjeke e hapur që të nxisë një beteje të brendshme mes të akuzuarve, dhe kjo shihet si mungese e gjetjes së elementeve të reja që do të bënte aktakuzën më të plotë.
Në lidhje me deklarimin e Prokurorisë se Hashim Thaçi ka ardhur disa herë fshehurazi në Hagë, Rama tha se i përket Prokurorisë të bëjë publike vizitat dhe dëshmitë që ipen në Gjykatë dhe jo Thaçit.
“Kjo Prokurori nuk pritet që të prezantoj diçka për të cilën po bënë kaq shumë pompozitet”, tha Rama.