Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama publikon pamje nga projekti më i madh infrastrukturor në historinë e Tiranës (FOTO)

Gazeta10
30 August 2022 - 12:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga projekti i Unëzës së Madhe të Tiranës, që është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se punimet po ecin sipas planit.

Tutje, Rama ka njoftuar edhe për punën në një segmet të ri teksa ka thënë se kjo do ta ndikojë zhvillimin ekonomik dhe atë social përpos lehtësimit të trafikut.

Këtu keni postimin e tij:

“Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.