
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur punimet në Tunelin e Llogarasë, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit.
Ai ka thënë se ky projekt do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do ta ndihmojë shumë turizmin në Shqipëri.
Këtu keni postimin e plotë:
“Tuneli i Llogarasë, ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10