Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama shkruan sërish për mbeturinat: Ju lusim për durim, ekipet tona do të arrijnë në të gjitha lagjet!

Gazeta10
18 May 2025 - 19:48

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë edhe një postim të dytë sot lidhur me mbeturinat.

Ai ka publikuar disa foto ku shihen kamionët duke pastruar mbeturinat në një nga lagjet e kryeqytetit, ndërsa kërkon durim nga qytetarët pasi thotë se ekipet do të arrijnë në të gjitha lagjet.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për ekipet në terren, që po punojnë ditën dhe natën për të menaxhuar situatën e rënduar me mbeturina. 🚛 Falënderoj nga zemra edhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar. 💙
Ju lusim për durim – ekipet tona do të arrijnë në të gjitha lagjet! 🙏”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.