Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar presidentin Bajram Begaj.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mbajti një mbledhje maratonike prej 16 orësh me kabinetin qeveritar.
Rama njoftoi përmes postimit në Facebook, se në fokus të takimit ka qenë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve, raporton Gazeta10.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkruan Rama./Gazeta10