Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama ‘tenton’ t’ia heq merakun Kurtit, dorëzon 13 marrëveshje të nënshkruara me Kosovën

Gazeta10
06 July 2023 - 10:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në mëngjes ka dorëzuar në Ministrin e Jashtme të Shqipërisë, 13 marrëveshjet e nënshkruara nga Shqipëria me Kosovën, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se këto marrëveshje që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive, u nënshkruan nga Shqipëria dhe sapo që pala kosovare të i nënshkruajë ato do të hyjnë në fuqi, raporton Gazeta10.

“Sot në mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.”, shkroi ai.

Ai tha se ka shpresë se kjo do t’ia heq merakun kryeministrit Kurti dhe do ta bëj që ta pranoj takimin me të.

“Mbetëm me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.