Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama tregon pse Irani shënjestroi Shqipërinë me sulmet kibernetike

Gazeta10
23 September 2022 - 23:04

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ka folur për sulmet kibernetike të vazhdueshme të Iranit ndaj Shqipërisë.

Sipas Ramës, kjo ka ndodhur sepse Shqipëria ka strehuar mijëra refugjatë që nuk pajtohen me regjimin atje.

“Ata strehoheshin në kampin “Liberty” në Irak, ku masakroheshin dhe sulmoheshin çdo dy apo tre javë nga shërbimet iraniane dhe fëmijët dhe gratë vriteshin, kështu që pranuam t’i strehonim ne Shqipëri sepse ne gjithmonë jemi treguar të gatshëm për te mirëpritur njerëz që janë në rrezik, këtë gjë e kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë popullsi çifute pas luftës se përpara saj, i vetmi vend ku asnjë çifut nuk u dorëzua tek nazistët qoftë dhe nga një familje shqiptare,” – tha kryeministri i cili kujtoi se strehimin më pas të gjysmë milion qytetarëve nga Kosova dhe më pas të qytetarëve afganë.

“Me një fjalë e kemi në ADN dhe nuk pendohemi për ç’ka kemi bërë, dhe do ta bënim sërish po të na jepej mundësia sepse dhe ne kemi pasur nevojë një herë për mikpritje nga të tjerët”, shtoi Rama për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.