Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rama zgjedh fotoalbumin e ditës, me shumë fotografi me Kurtin e Konjufcën

Gazeta10
27 November 2022 - 18:42

Deputetët e Kosovës dhe të Shqipërisë sot u mblodhën në një Kuvend të përbashkët në Parlamentin e Shqipërisë në prag të 28 nëntorit, raporton Gazeta10.

Me këtë rast në këtë mbledhje, përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Aty poashtu u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, derisa u theksua se lufta e UÇK-së, është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar.

Pas kësaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi nga shënimi i aktiviteteve të sotme.

“FotoALBUMI i DITËS”,shkroi Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.