Gazeta10

Ramiz Kelemendi thotë se kujdeset për klasën punëtore, zbulon pagën minimale  

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, është i ftuari i sontëm në emisionin veror “Verë n’Çarshi”, në Kanal10. 

Kelmendi ka thënë se nga dashuria e madhe që ka për Kosovën, vazhdimisht synon t’i përmirësoj kushtet e klasës punëtore, transmeton Gazeta10.  

“Jetoj në krijim, jetoj nëse i kam kolegët në rregull, kujdesem jashtëzakonisht shumë për klasën punëtore. Të gjithë punëtorët e mi e kanë sigurimin shëndetësor, mëngjesin, paga më e vogël që ekziston, sot është 360 euro, vitin e ardhshëm mendoj të jetë afër 500 euro”, ka thënë ai. 

Sipas Kelmendit, qëllimi i tij i vetëm është që kolegët dhe të punësuarit e tij të mos largohen nga Kosova. Tutje, ai ka shtuar se “zemra më dhemb sa herë i shoh të rinjt që ndoshta për një interes më të mirë, e lëshojnë vendin”.

Emisionin drejtpërdrejt mund ta ndiqni në kanalin zyrtar në Youtube./Gazeta10 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë