Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ramiz Krasniqi: Ballkani, kampion me meritë

Gazeta10
26 Maj 2024 - 22:35

Trajneri, Ramiz Krasniqi është njëri ndër të ftuarit e emisionit “Kampionët” për këtë të diel.

Krasniqi dha mendimin e tij për skuadrën kampione, për të cilën pati fjalët më të mira.

“Ballkani ka krijuar një grup shumë të mirë lojtarësh, të cilët kanë një kimi të mirë me njëri-tjetrin, e kështu edhe janë shpallur me meritë kampion në Superligë e Kupën e Kosovës” – tha ai.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja festoi para një jave trofeun e tretë të Superligës, derisa të mërkurën arriti të fitojë edhe trofeun e parë të Kupës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.