
Ramiz Krasniqi te “Kampionët” tha se Prishtina po vuan vendimet e saj.
“Prishtina po vuan vendimet e saj, që nga shkarkimi i Debatik Currit nuk ka arritur më të bëj mirë. Është dashur t’i besojë Currit, sepse për kështu si Egbo, më mirë të kishte qenë ai.”
Prishtina sivjet zuri vendin e pestë në tabelë, derisa shkoi deri në finale të Kupës, ku u mposhtë nga Ballkani vetëm pas penaltive.
Me Egbon, Prishtina kishte fituar Superkupën e Kosovës, me kryeqytetasit që mposhtën Ballkanin në Turqi.