Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sergio Ramos “harron” Ronaldon, Messi më i miri në botë

Gazeta10
02 November 2022 - 13:24

Dikur ishin rivalët më të urryer, por sot ata janë bashkëlojtarë tek Paris Saint German. Mbrojtësi i Paris Saint-German, Sergio Ramos e ka vlerësuar Lionel Messin si më i miri në botë, derisa ka folur për adaptimin te skuadra franceze.

“Është vetëm pyetje adaptimi, pastaj skuadrat e mëdha duan ta fitojnë. Jam te PSG dhe dua të fitoj këtu. Lidhja me Messin është perfekte, jemi përballur disa herë në të kaluarën, respekt i përbashkët dhe vëllazëri. Për të fituar jemi në një skuadër dhe nuk jemi kundërshtar. Nuk duhet të ketë asnjë”.

“Messi më i mirë si mik, sepse si kundërshtar është një klient i keq. Lionel është fantastik. Vite kanë kaluar, por ai nuk ka ndaluari së qëndruari në maje, është më i miri në botë dhe privilegj të punoj me të. E shoh të koncentruar, ai flet për Kupën e Botës dhe mundësitë të luajë në karrierë. E shoh të fokusuar në punë”.

Sezonin e kaluar Messi dhe Ramos nuk luajtën shumë së bashku pasi që mbrojtësi spanjollë të shumtën e rasteve vuante nga lëndimet, por këtë sezon Ramos ka tejkaluar problemet dhe po luan vazhdimisht në Ligue 1 dhe Champions League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.