Raphinha shënoi ndaj Majorkës një dopietë të rëndësishme, e cila udhëhoqi katalanasit drejt fitores 5-1 përballë skuadrës së Vedat Muriqit. Ky dygolësh e çoi sulmuesin brazilian në kuotën e 36 golave me skuadrën e Hansi Flik dhe 11 gola vetëm në këtë edicion të kampionatit spanjoll.
Sulmuesi nga Brazili synon të thyejë rekordin e bashkëkombësit të tij, Neymar në kohën e tij kur ka qënë pjesë e klubit Blaugrana. Në sezonin 2016-2017, Neymar shënoi 24 gola në La liga. Teksa nuk ka kaluar akoma gjysma e kampionatit, Raphinha ka shënuar gjysmat e golave të sulmuesit që luan në Al-Hilal.
Me dygolëshin ndaj Majorkës, Raphinha kaloi në renditjen e golashënuesve më të mirë brazilianë te Barcelona, Xhovani Silvën.