Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Raport | Boshatisja e Kosovës nga punëtorët shëndetësorë mbi 7 mijë punojnë në Gjermani

Gazeta10
08 December 2022 - 16:04

Analisti në Institutin GAP, Agron Demi, ka thënë se sipas një raporti të Ballkan Policy Research Group, janë nga Kosova drejtë Gjermanisë janë larguar 7 mijë punëtorë shëndetësor, raporton Gazeta10.

Më tej, gjithmonë duke u bazuar në raportin e cekur, bëhet e ditur se vetëm Bosnja ka më shumë punëtorë të këtij sektori se sa Kosova në shtetin gjerman duke e krahasuar në raport me numrin e popullsisë.

Më tej, Demi ka dhënë edhe disa statistika të certifikatave profesionale në kuadër të këtij argumentimi.

Më tej, Demi ka thënë se kjo është një zbrazje masive dhe se Kosova nuk ka ndonjë ministër të shëndetësisë që ta ndalë këtë ritëm.

Këtu keni postimin e plotë:

“Sipas një raporti të Balkans Policy Research Group – BPRG, janë mbi 7 mijë punëtorë shëndetësorë me origjinë nga Kosova që punojnë në institucionet shëndetësore dhe sociale në Gjermani. Vetëm Bosnja ka më shumë në krahasim me numrin e popullsisë.

Sipas raportit, 666 mjekë (2018-2022) dhe 726 infermierë (2021-2022) kanë kërkuar certifikatën profesionale dhe etike, e që shërben kryesisht si dokument për punësim jashtë vendit. Vetëm këtë vit deri në shtator janë lëshuar 769 certifikata të tilla.

Zbrazje masive. E Kosova nuk ka as ministër të shëndetësisë për me u mundu me ndalë këtë trend.

Raporti i plotë: https://balkansgroup.org/shendetesia-e-kosoves-emigrimi…/”,, ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.