Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raporti i OSBE-së zbulon sfidat që po ngadalësojnë drejtësinë për krimet e luftës

Gazeta10
08 July 2026 - 13:05

Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë të mërkure e ka publikuar “Raportin nga monitorimi i gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Shefi i këtij misioni, Gerard McGurk, tha se ky raport reflekton punën e shtatë viteve të monitorimit sistematik të gjykimeve të luftës në Kosovë dhe se paraqet gjetjet e 48 rasteve të krimeve të luftës, të gjykuara para Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Periudha që mbulon raporti është gjithashtu me rëndësi, mbulon tranzicionin e kësaj forme më kërkuese të gjykimit nga mekanizmat ndërkombëtarë hibridë në institucionet vendore. Transferimi i rasteve nga EULEX-i si dhe paraqitja e procedurave në mungesë ishin disa nga risitë. 17 raste kanë arritur formën e prerë. Gjithashtu, konsolidimi i rolit është për gjykim të luftës është në vete një rritje. Rekomandimet përfundimtare kanë për qëllim të mbështesin përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar administrimin e drejtësisë në pajtim me standardet ndërkombëtare. Raporti gjithashtu vëren që gjatë periudhës raportuese, numri i procedurave të krimeve të luftës është rritur dhe që këto raste kanë paraqitur sfida praktike për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët mbrojtës. Sfidat e identifikuara përfshijnë vonesat, brenga në lidhje me cilësinë dhe individualizimin e disa aktakuzave, sfidat e provave, problemet e zbulimit të provave dhe të përkthimit, dhe procedurat që janë mbajtur në mungesë. Monitorimi i të dhënave ka treguar që një në pesë seanca janë shtyrë nga mosparaqitja e dëshmitarëve. Gati çerek i rasteve që kanë arritur në gjykim janë prekur nga ndryshimi në panelin gjykues, dhe procedurat nganjëherë është dashur të fillojnë nga e para. Zbulimi i vonuar apo vonesat në përkthim i kanë shtyrë gjysmën e këtyre rasteve. Këto çështje nuk janë vetëm teknike, por shkojnë në zemër të procesit të rregullt, dhe kanë ndikim në besim“, tha ai.

Kurse zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, e vlerësoi punën shumëvjeçare të OSBE-së, duke shtuar se edhe si qeveri, prioritet ka qenë adresimi i krimeve të luftës.

E, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, tha se nuk është bërë mjaftueshëm që të sillen kryerësit e krimeve të luftës përpara drejtësisë.

Rexhepi tha se janë mijëra dëshmitarë të cilët kanë ndërruar jetë pa u marrë fare në pyetje por sipas tij, ka edhe raste kur mijëra të tjerë kanë dëshmuar por dëshmitë e tyre nuk janë dokumentuar si duhet.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj, tha se trajtimi i rasteve të krimeve të luftës përbën një nga fushat më të ndjeshme dhe më sfiduese të drejtësisë penale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.