Lajme

Raporti i Progresit thotë se Qeveria ka pasur përpjekje për të kontrolluar mediat

Gazeta10
30 Tetor 2024 - 17:38

Sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Kosova ka bërë përparim të kufizuar në lirinë e mediave, duke treguar një nivel të përgjithshëm të përgatitjes.

Raporti i cili u publikua të mërkurën, thekson se janë evidentuar disa përmirësime, veçanërisht në aksesin ndaj dokumenteve publike, ka pasur gjithashtu zhvillime që janë perceptuar si përpjekje të Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat.

“Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe ka bërë përparim të kufizuar. Disa përmirësime u bënë në lirinë e mediave, duke përfshirë aksesin në dokumente publike. Megjithatë, kjo u shoqërua me zhvillime të perceptuara si përpjekje të qeverisë për të ushtruar kontroll mbi median”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.