Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Raportohet për disa të vrarë nga sulmi me thikë në një festival Gjermani

Gazeta10
24 August 2024 - 0:02

Një numër njerëzish raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingen, thonë mediat lokale.

Siç raporton mediumi gjerman “Bild”, një burrë goditi rastësisht kalimtarët gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje. U plagosën edhe disa persona.

Sulmuesi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet. Helikopterët e policisë u panë të fluturonin mbi qytet.

Sulmi ndodhi gjatë festivalit që shënon 650 vjetorin e Solingenit.

Autoritetet e qytetit kërkuan që njerëzit të largoheshin nga zona dhe policia po vendos kordone sigurie.
Ekipet e emergjencës në vendngjarje tani po trajtojnë të plagosurit, raportojnë mediat./BBC/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.