Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, Policia në vend të ngjarjes

Gazeta10
26 December 2024 - 13:30

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se sot pak pas orës 10:00 kanë pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Me datën 26.12.2024 rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë”, tha Veseli për Sinjali.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes”.

“Njëkohësisht janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë, të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.