Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Raportohet për përleshje mes grupeve në Turqi, ushtria austriake e pezullon kërkim-shpëtimin

Gazeta10
11 February 2023 - 15:20

Ushtria austriake i ka pezulluar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi për shkak të “situatës gjithnjë më të vështirë të sigurisë”, njoftoi të shtunën zëdhënësi i saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes i Austrisë, Michael Bauer, njoftoi në rrjete sociale se Njësiti i Forcave Austriake për Ndihmë në Fatkeqësi (AFDRU) është i gatshëm për operacione të reja të kërkim-shpëtimit, kur mjedisi i punës të bëhet i sigurt.

Agjencia e lajmeve, AFP, raportoi për përleshje mes grupeve të paidentifikuara, ndërsa trupat austriake janë strehuar në një kamp me organizata të tjera ndërkombëtare dhe po presin udhëzime, raporton agjencia “Reuters”.

Rreth 80 punëtorë të kërkim-shpëtimit nga forcat e armatosura austriake ndodhen në Antakya të Turqisë nga 7 shkurti. Specialitët e tyre kanë shpëtuar nëntë persona nga rrënojat.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, premtoi se autoritetet do të ndërmarrin masa ndaj atyre që kryejnë plaçkitje dhe krime të tjera në zonat e prekura nga tërmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.