
Forcat ajrore ruse raportohet se kanë sulmuar një depo nafte në Voronezh të Rusisë, ku besohet se ndodheshin pjesëtarë të grupit “Wagner”, për t’ua pamundësuar atyre qasjen në karburante.
Mediumi “KyivPost” i Ukrainës ka publikuar disa video në të cilat shihen një helikopter duke fluturuar dhe pastaj një shpërthim që shkakton zjarr dhe tym të madh.
Për zjarrin në depo ka raportuar edhe gazeta e pavarur ruse, “Novaya Gazeta”, e cila tha se dëshmitarët kanë raportuar për zjarrin.
⚡️The Russian Air Force has reportedly struck at the fuel depot in #Voronezh, where #Wagner PMC troops were reported, to deprive them of access to fuel, local media reported. pic.twitter.com/IfXch2ncty
— KyivPost (@KyivPost) June 24, 2023